Shembja e gurëve i mori jetën minatorit gjatë punës/ Policia vë nën pranga një person, procedohet penalisht një tjetër

25/02/2021 10:55

Një minator humbi jetën ditën e djeshme gjatë një aksidenti në punë në një minierë private kromi në zonën D, në Bulqizë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia ka vënë nën pranga armatorin e subjektit minerar dhe ka proceduar penalisht brigadierin e subjektit.

Kështu u arrestuan, shtetasi Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Shtetasit e lartpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fiqiri Karaj, 49 vjeç po punonte për ndërtimin e një skele druri kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë duke i rënë mbi kokë. Goditja ishte fatale duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i pajetë i minatorit baba i 3 vajzave u dërgua në morgun e spitalit te Bulqizës për ekspertize, ndërkohe policia ka nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes që ndodhi në mesditë.

Në galeritë private të minierave të kromit në Bulqizë ndër vite ka patur me dhjetëra viktima. Por më shumë janë të plagosurit dhe invalidët e punës. Arsyeja e aksidenteve të shpeshta në galeri ka të bëjë me mungesën e sigurisë në punë dhe mungesën e investimeve.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subjekti minerar, si dhe procedohet penalisht brigadieri i subjektit.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist).

Materialet  procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel