Rama takim me biznesin në Berat: Taksë zero, tatim fitimi zero, lekët t’i çoni në shtëpi

25/02/2021 15:15

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të biznesit të vogël në Berat.

Rama u ndal dhe te procesi i vaksinimit. “Qenka shumë më e vështirë tregtia e vaksinave, por ne nuk dorëzohemi. Do të vazhdojmë vaksinimin që t’i hapim rrugë zhvillimit të turizmit në verë“, tha Rama.

Në takim me përfaqësuesit e biznesit nuk kurseu batutat për kryetarin e bashkisë Berat. “Ervin Demon ia kemi marrë PD-së, se i la asetet rrugëve“.

Sipas kryeministrit, plani i Partisë Socialiste parashikon taksën dhe tatim fitimin zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Top Channel