Pogradec, 150 të infektuar/ Shumica e rasteve në shkolla dhe administratën publike

25/02/2021 15:20

Ne Pogradec 21 persona te tjerë rezultuan te infektuar nga koronavirusi. Behet fjale kryesisht për vatra familjare por gjate ditëve te fundit kane rezultuar pozitive edhe punonjës te administratës.

Qyteti liqenor është futur prej javësh ne zonat e kuqe edhe për shkak te infektimeve ne shkolla ku u konstatuan raste te stafit mësimor por edhe te nxenesve ndaj 2 gjimnaze ne qytet dhe nje ne Bucimas po zhvillojnë mësimin online.

Prej disa javësh ne këtë qytet janë shtuar rastet te mosha 16-50 vjeç sipas eksperteve çka ka bere qe Pogradeci te jete tek zonat me risk te shtuar. Por Pavarësisht kësaj përgjatë shëtitores kryesore vigjilenca duket e paket. Të rinjtë nuk e mbajnë maskën ndërsa të moshuarit ndjehen me të rrezikuar

Ne te gjithë qarkun e Korces janë aktualisht 946 raste aktive te te infektuarve nga koronavirusi prej te cilëve mbi 150 ne Pogradec.

Top Channel