Në video drejtori i televizionit ngacmon minorenen por thotë se i rrëshqiti dora/ Nëna e vajzës: T’i vijë turp, kam burrin e paralizuar, ka dashur të përfitojë…

25/02/2021 14:06

Drejtori i televizionit të Gjirokastrës dhe nëna e vajzës u përballën në “Shqipëria live”.

Nëna e vajzës, së cilës iu ruajt anonimiteti tregon se pasi pa videon shkoi në polici dhe e denoncoi Aristotel Petron.
Vajza kur është bërë ajo video ka qenë 15 vjeçe. Nuk më ka thënë asgjë atëherë, ndoshta edhe është kërcënuar nga Petro.
Kur vajza ishte në punë te televizioni rrinte me ditë të tëra në Gjirokastër, më merrte në telefon nga telefoni i Petros, nuk tregonte ku qëndronte. Pastaj shkova e mora, nuk e lashë të shkonte më në punë, dhe për një periudhë mendova se u qetësua goca, por kur pashë atë video më erdhi si bombë. Petro vetëm gënjen, ajo video duket qartë, unë do ta vazhdoj deri në fund“.

Vetë Aristotel Petro vazhdon të mohojë se veprimi që duket në video është ngacmim seksual, madje akuzon nënën se ka marrë lekë për ta akuzuar. “Ishte thjesht një shtyrje që t’i thosha largohu, ngacmim nuk quhet ai. Ti ke marrë lekë që të më akuzosh“, i drejtohet nënës. “Unë kam video ku duket se vajza është ngacmuar nga të tjerë”, thotë Petro.

Sa më kushton vajza nuk më kushton asnjë lloj leku. Vajza tani nuk është e sigurt, nuk është e qetëm Është mbyllur në vetvete. Dua që Petro të marrë atë që meriton“, thotë nëna e vajzës.

Ndërsa gazetari Kuqi që akuzoi rastin thotë se nuk është i vetmi pasi Petro në ambjentet e punës ka ngacmuar seksualisht vajza që punonin aty dhe për këtë shton se ka video, të cilat prokuroria duhet t’i kontrollojë.

Top Channel