KLGJ mbledhje për shkarkimin e saj, mungon gjyqtarja Enkelejda Hoxha/ Debate në seancë, kërkohet shtyrja, ILD kundër

25/02/2021 10:57
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Mbas dy seancave të shtyra ka nisur procesi disiplinor për gjyqtaren Hoxha e cila ndodhet në paraburgim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor që në nisje të seancës ku po shqyrtohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha është hasur me debate mes palëve.

Ka qenë nënkryetari i KLGJ-së, Maks Qoku ai që drejtoi seancën, ndërkohë që Ardian Visha, avokati i magjistrates mungonte. Për dijeni të palëve prezent sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. KLGJ i kishte kërkuar Drejtorisë së Burgjeve që të bënte të mundur prezencën e gjyqtares.

“Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër”, kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore nbga gjyqtarja.

Ndërkohë, kreu i ILD-së, Artur Metani këmbënguli dhe kërkoi KLGJ që të shkarkojë gjyqtaren Hoxha. Metani thekson se gjyqtarja ka kryere disa shkelje dhe me sjelljet e saj ka cenuar integritetin e një gjyqtari. Metani është shprehur se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar “me dashje”, jo për shkak të paaftësisë së saj duke sjellë në vëmendje 5 raste, të shkeljes së ligjit, mes tyre edhe lirimin e Hekuran Billës, të vrarë pak muaj më parë të Komuna e Parisit.

Artur Metani: Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja.  Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces. Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates.
Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar. Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.

Veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues Hekuran Billa dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.

Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha me “dashje direkte”.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Hetimi disiplinor i Enkelejda Hoxhes nisi ne korrik 2020, pasi ajo liroi te dënuarin Hekuran Billa, për te cilin Inspektorati i Larte i Drejtesise thotë se gjyqtarja diskreditoi figurën e gjyqtarit, pasi me këtë vendimmarrje ajo u be shkaktare qe te zbatohej hakmarrja për vrasjen e Billes, qe u ekzekutua ne Tirane.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Maks Coku: Konfirmohet nga stafi që nuk u bë i mundur komunikimi me avokatin pra jemi para fatit të mos prezencës së përfaqësuesit të magjistrates.

Brikena Ukperaj: Në këtë situatë propozoj që 116 pika 2 seanca të shtyhet për shkak të mosprezencës. Pa shkaqe të përligjura…përfaqësuesi i zgjedhur të paralajmërohet në rast përsëritje për dënim me gjobë sipas ligjit deri në 100 mijë lek…propozoj të mundësohet lidhja online me magjistraten.

Artur Metani:Jam dakord me shtyrjen sic u propozua nga anëtarja e Këshillit, por të shtyhet një ose maksimumi 2 ditë.

Dritan Hallunaj:  Po tentohet zvarritja, e njëjta gjë edhe e mbrojtësit që seancën e kaluar u paraqit me vonesë. Në kushtet kur magjistratja nuk është paraqitur, nuk dëshiron të paraqitet jakord të mundësohet një lidhje online nga vendi ku ajo ndodhet. Pra duhet të gjejmë mekanizmin që ta zhbllokojmë.

Top Channel