Gjirokastër, 60-70% e testimeve që kryhen çdo ditë rezultojnë pozitive, rriten riinfektimet

25/02/2021 10:40

Një tjetër dite me bilanc të rënduar në vend u shënua në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 19 humbje jete dhe 1021 raste të reja nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë, prej të cilëve 28 raste vetëm në Gjirokastër.

60-70% e testimeve që kryhen çdo ditë në Gjirokastër në të tri rrethet rezultojnë pozitive.

Situata e infektimeve ka një rritje edhe në raport me javën e kaluar ndërsa janë konfirmuar disa raste të riinfektimeve.

2 persona të riinfektuar të fundit janë punonjës të burgut të Bënçës.

Top Channel