12/11 22:43
Komuniteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë organizmin e veçantë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për ushqim.
Në SHBA, më shumë se 50 milion njerëz përjetuan uri në vitin 2020, nga 35 milion një vit më parë, shkruan BBC.
Administrata e Biden po ndërmerr hapa për të për zgjidhjen e krizës, por kjo do kohë. Ndërkohë, komunitetet po plotësojnë kërkesat e personave të varfër që nuk sigurojnë dot vaktet ushqimore, duke sjellë mënyra të reja për të ushqyer ata në nevojë. “Jep çfarë të mundesh, merr çfarë të duhet”, shkruhet në një frigorifer.
Kjo nismë është përhapur në disa vende rë SHBA-së si Chicago, New York, Los Angelos, Miami.
Top Channel