Fushata e vaksinimit nën moton Shqipëria Buzëqesh shtrihet edhe në qytetin e Beratit. Janë 150 persona nga stafet mjekësore të këtij qyteti të cilët morën dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në planin e vaksinimit anti-covid për këtë qytet parashikohet që 888 mjekë e infermierë nga i gjithë ky qark të vaksinohen. Duke parë këtë proces nga Berati kryeministri apeloi për besim, durim, punë dhe bashkëpunim.

“Brenda mesit të marsit të gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë do të jenë të vaksinuar Jemi optimistë për sigurimin e sasive të tjera të vaksinave në ditët në vijim dhe kthimin e krejt sezonit pranveror në një sezon vaksinimi me intensitet në rritje”, shprehet Rama.

Që prej nisjes së vaksinimit shifrat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se totali personelit mjekësor dhe të moshuarve tashmë të vaksinuar është mbi 9104

Top Channel