Artistja shqiptare Ava Max ka publikuar klipin e saj më të ri, ku ka ardhur ndryshe me skena provokuese.

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “My Head & My Heart”, e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit.

Në klipin e këngës, Ava Max vjen me një paraqitje mjaft tërheqëse dhe provokuese, duke mos hezituar të vejë në pah linjat e saj trupore.

Po ashtu në disa skena, këngëtarja ka realizuar një koreografi mjaft interesante.

“My Head & My Heart” është vetëm një nga këngët e albumit të saj shumë të suksesshëm “Heaven and Hell”, të cilin ajo e publikoi në muajin shtator të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel