Një aksident është shënuar ditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel