Aksident fatal në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 60-vjeçari

25/02/2021 15:27

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja është shënuar në orën 14:55, , tek mbikalimi i Fllakës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth 60 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel