120 mijë studentët e vendit tone, në universitetet publike dhe private, po e zhvillojnë procesin online, dhe duke parë numrin e lartë të fataliteteve dhe të infektuarve me Covid në vend, ka të ngjarë që viti akademik të vazhdojë online.

Po si po ndikon pandemia veçanërisht tek Universiteti i Mjekësisë, pra tek mjekët tanë të ardhshëm.

Malbor Duka: Shqetësim dhe problem kryesor për studentët e mjekësisë mbetet mungesa e praktikës. Pothuaj në tre vitet e fundit pjesa praktike ka ceduar. Deri më sot janë larguar 3000 mjekë e infermierë nga vendi, që përkthehet edhe në një kosto financiare, pasi kostoja për të formuar një mjek është afërsisht 100 mijë euro. Arsyeja kryesore është së pari, se nuk gjen mbështetje, së dyti, kushtet e këqija për të punuar dhe së treti është që periudha e specializimit nuk paguhet. Një specializant punon ccdo ditë nga ora 8 deri nw 16, bën të njëjtën ngarkesë si mjeku dhe bën edhe turne nate roje si mjekët e pavijonit dhe nuk merr asgjë në këmbim, asnjë lek.

Ndërkohe që në shumë vende të Europës, një pjesë fillojnë të paguhen që në vitin e 5 në fakultet.

“Është e vërtetë që nuk jemi vetëm ne kështu, se pandemia ka ndikuar edhe tek studentët e mjekësisë në Gjermani, Francë, Itali etj…por ne akoma deri para një muaji nuk kishim një platforme të unifikuar për të zhvilluar mësim. Unë mund të përmend edhe shembullin e Italisë, që gjatë pandemisë e përshpejtoi diplomimin e mjekëve të rinj dhe I angazhoi në vijën e parë, ndërsa këtu tek ne edhe ata që u angazhuan punuan tek linja e gjelbër me telefonata.  Unë jam shumë i lidhur me vendin tim, por nëse kushtet mbeten këto që janë do detyrohem të kërkoj mundësi zhvillimi jashtë, për veten time”.

Top Channel