Sa njerëz kanë vdekur në trazirat e burgjeve në Ekuador?

24/02/2021 21:52

Episodet disa-ditore të dhunës e përleshjeve në tre burgje të Ekuadorit kanë shkaktuar vdekjen e rreth 80 të burgosurve. Autoritetet lokale thanë sot se kanë rimarrë kontrollin e institucionave të burgimit por masakra shton plagën e vazhdueshme të sistemit të korruptuar e të mbipopulluar të dënimeve ne vend.

Agjencia qeveritare e burgjeve tha se 37 të burgosur kishin vdekur në Guayaquil, 34 në qytetin e Cuenca, dhe tetë në qytetin qendror të Latacunga.

Përlesje të organizuara kishin shpërthyer në zonën e sigurisë së lartë së qendrave të burgimit, teksa bandat rivale luftonin për dominimin e territorit.

Trazirat kishin shpërthyer kur autoritetet e burgjeve kishin nisur një fushatë kontrollesh për armë nëpër qeli. Vetëm pas tre ditë kaosi, shumë të vdekurish e të plagosurish, autoritetet thanë se kishin rimarrë kontrollin e qendrave.

Pamjet televizive vendore të datës 22 shkurt tregonin të burgosur që hidheshin nga mure të lartë, ndërsa të tjetë që hapnin me force dyert e burgut.

Të burgosurit ishin ndaluar më pas nga policia dhe ushtria.

Foto dhe video në mediat sociale, tregoheshin pamje të rënda të të burgosurve që u ishte prerë koka, të tjerë të gjymtuar apo te shtrire në pellgje gjaku.

Zonat e sigurisë së lartë në burgje mbajnë zakonisht të dënuarit për vrasje, trafik drogash, zhvatje dhe krime të tjera të rënda.

Presidenti Lenín Moreno shpalli gjendjen e emerngjencës për sistemin e burgjeve dhe urdhëroi shtim të masave të sigurisë.

Moreno komentoi: “Si rezultat i trazirave të dhunshme  në tre burgje të vendit, kam urdhëruar ministrinë e mbrojtjes të kryejë kontrolle të ashpra për armë, municione dhe lëndë eksplozive në zonat rreth institucioneve”.

Një trazirë e ngjashme në vitin 2020 në disa qendra burgimi shkaktoi vdekjen e 11 të burgosurve prej kontrontimeve mes tyre.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel