Drogonte e sulmonte pasagjeret/ Taksisti përdhunues humbet apelin ndaj dënimit me burgim të përjetshëm në Britani (fotot)

24/02/2021 19:29

Taksisti i tmerrshëm i përdhunimeve John Worboys ka humbur sot në Britani te drejten e apelit për shkurtimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm, për drogimin e pasagjereve të tij dhe sulmet e rënda seksuale që pasonin.

63-vjecari ishte dënuar në vitin 2009 me 2 dënime burgim të përjetshëm, për 19 sulme seksuale ndaj 12 grave.

Duke njoftuar sot refuzimin e apelit të tij, gjykatësi Baron Burnett tha: “Aplikanti njihet tashmë si John Radford por më parë njihej si përdhunuesi famëkeq i taksise së zezë”.

“Për arsye të cilat do të sqaroj më vonë, atij i refuzohet e drejta e apelimit të dënimit.”

Autoritete kishin pranuar një kërkesë të lirimit me kusht të predatorit seksual në 2018, por vendimi u anullua pas një reagimi kolektiv të viktimave të tij, të ndihmuara nga mediat.

Zemërimi publik bëri që hetimet ndaj tij të shtoheshin dhe në 2019 ai u dënua për katër krime të tjera.

Policia thotë se beson se ai ka kryer më shumë se 100 përdhunime e sulme seksuale ndaj grave në Londër ndër vitet 2002 deri në 2008.

Ai synonte gratë që hipnin si pasagjere në taksinë e tij, të cilat i joshte të pinin duke u thënë se kishte fituar para në llotari, apo në bastet e kuajve.

Taksisti maniak mbante mjetet e tij të posaçme të përdhunimit në një sirtar në makinë, ku iu gjetën kondomë, doreza plastike, pije intoksikuese dhe lodra seksi.

Në gjyqin e  2019, u tha se Worboys kishte sulmuar një viktimë në taksinë e tij pasi ajo kishte dalë nga një bar në rrugën Dover Street në qendër të Londrës.

Ai i tha te resë se kishte fituar para dhe e nxiti të pinte shampanjë, të cilën e kishte përzier me “një drogë intoksikuese dhe debilituese”.

Vajza ishte zgjuar ditën tjetër “e zhveshur, me rrobat e shpërndara në dysheme poshtë krevatit të saj”.

Gruaj e kishte identifikuar më pas  Worboys pas publicitetit të përdhunimeve të tij 2009 dhe më pas e kishte dalluar në një paradë identiteti në polici në 2018.

Në 2003 në Londër, perversi kishte sulmuar një studente uninversiteti që kishte dalë nga një klub nate në rrugën New Oxford Street, duke e bere përsëri te paafte me shampanjë të përzier me drogë.

Përbindëshi u burgos fillimisht në 2009 për 19 akuza drogimi e sulmesh seksuale ndaj 12 vajzave.

Ndërsa në 2019, ai mori dënimin tjetër të përjetshëm për katër sulme të tjera seksuale.

FOTO GALERI
1/5
Taksisti i tmerrshëm i përdhunimeve John Worboys ka humbur sot në Britani te drejten e apelit për shkurtimin e dënimit

Top Channel