Qindra protestues të grupimeve të majta kanë protestuar pasditen e së mërkurës në kryeqytetin e Greqisë.
Sipas policisë, protesta e zhvilluar në kundërshtim me masat Covid, u organizua në mbështetje të grevës së urisë që po zhvillon terrorristi Dhimitris Kufodinas, ish kreu i organizatës famëkeqe 17 nëntori.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin përpara Universitetit të Athinës dhe kërkuan ndryshimin e kushteve të burgut për terroristin.
Policia u kërkoi të largohen por pas refuzimit tyre për tu shpërndarë, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe avrat e ujit me presion. Protestuesit hodhën gurë kundër forcave të rendit ndërsa përleshjet vazhduan deri në sheshin Omonia, ndërsa janë ndaluar disa protestues.
Top Channel