Greqia ka regjistruar një shifër të lartë infektimesh me Covid në 24 orët e fundit, duke u rikthyer perseri ne nivelin alarmant te nëntorit te kaluar.

Keshtu, sipas Organizmit Kombëtare te Shëndetit janë regjistruar gjate 24 orëve te fundit 2.147 raste te reja, me 1047 prej tyre ne periferinë e Atikes, 285 ne qendër te kryeqytetit Athine dhe 259 ne zonën e Pireut.

Gjithashtu 205 raste janë regjistruar ne Selanik dhe 121 ne Ahaia te Peloponezit. Ne total prej fillimit te pandemisë, Greqia shënon 182.783 te prekur .

Ndërkohe, 22 persona kane humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm te viktimave nga Covid 19 ne 6343 dhe te intubuarit janë shtuar perseri, duke shkuar ne 357.

Autoritetet shëndetësore bejne me dije se sistemi spitalor ne Athine ndodhen ne limitet e tij pasi ka vetëm disa dhoma te lira per te intubuarit, ndërkohe qe shtrimet ne spitalet e kryeqytetit jane me shume se 130 ne dite. Situate kritike regjistrohet edhe ne qytetin e Patres.

Top Channel