Pa e fshehur pakënaqësinë, Maqedonia e Veriut u shpreh se Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar vendin të sigurojë vaksina kundër koronavirusit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i tha agjencisë së lajmeve AFP gjatë një vizite në Paris se vendi i tij ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, vetëm falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia.Ai shprehu keqardhje për mungesën e ndonjë ndihme të BE-së, duke thënë se Brukseli po dërgon “mesazh të gabuar” në Ballkan, duke e lënë atë pa vaksina.
Osmani po ashtu tha se Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar, ka porositur dhe paguar 800,000 doza të vaksinave AstraZeneca përmes sistemit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe ka kërkuar 800,000 doza të tjera direkt nga kompania Pfizer, por “asgjë nuk ka mbërritur ende”.“Çdo ditë që i vonojmë vaksinat, rrezikon më shumë njerëz, sidomos ata të cenueshmit”, tha Osmani.Ai shtoi se Qeveria e tij është duke bërë përpjekje të sigurojë vaksina kineze dhe se 200,000 të tilla pritet të arrijnë në ditët në vijim.Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.
Top Channel