Festivali i burrave të zhveshur që luftojnë për ‘shkopin e shenjtë’ vijon në Japoni megjithë frikat e Covid-19 (foto shokuese)

23/02/2021 15:43

Festivali japonez i “Burrave të Zhveshur” ku mijëra të tillë luftojnë për të marrë “shkopin e shenjtë” ka vijuar sivjet megjithë frikat fillestare të pandemisë së koronavirusit.

Festivali i Hadaka Matsuri, që zhvillohet në tempullin e Sadaiji Kannonin në ishullin Honshu, është përshkruar nga të huajt si “topi i mishit që dridhet”. 

Në të shtunën e tretë të çdo shkurti, vullnetarët e veshur vetëm me “fundoshi” shtyjnë njëri-tjetrin me të gjithë forcën për të arritur te shkopinjtë e shenjtë.

Para nisjes së përleshjes epike, burrat qëndrojnë për disa minuta në shatërvanin me ujë të akullt për të purifikuar trupin e tyre, para se të futen në tempull.

Saktësisht në orën lokale 22.00 dritat fiken dhe mes turmës lëshohen ‘shkopinjtë e shenjtë’  4cm të gjerë e 20cm të gjatë.

Shkopinjtë e shenjtë të njohur si ‘Shingi’, besohet se sjellin fat të mirë për këdo që arrin të marrë një prej tyre.

Eventi i njohur si Saidaiji Eyo, zgjat 30 minuta në total, dhe shumcia e pjesmarrësve dalin me të prera e plagë të tjera të vogla.

Por teksa në Japoni janë në fuqi kufizimet e koronavirusit, organizatorët pranuan se celebrimet e sivjetshme ishin më “modeste”, megjithse u arrit që festivali të mos anbullohej.

Priftërinjtë e tempullit Sadaiji Kannonin lejuan kësaj radhe vetëm një grumbnullim të vogël prej 100 të rinjsh që kryen ritualin prapa dyerve të mbyllura.

Duke justifikuar vendimin për mbajtjen e festivalit, kryetari i tempullit Minoru Omori insistoi se megjithë frika e koronavirusit,  pjesëmarrësit “kanë nevojë të luten për Eyo”.

“Eyo” në japonisht do të thotë “ichiyo-raifuku”, ose “durimi i dimrit të ashpër e të ftohtë  dhe arritja e pranverës së ngrohtë”.

Zhvillimi i sivjetshëm ishte një kontrast i thjellë me festivalin e zhurmshëm që zakonisht mbledh rreth 10,000 burra pjesëmarrës dhe një turmë të madhe spektatorësh.

Fituesit e festivalit marrin titullin  ‘fuku otoko’ – burra me fat – kur ata vendosin shkopinjtë e shenjtë në kutitë e tyre.

Hadaka Matsuri daton prej 500 vjetësh që kur besimtarët luftonin për talismanin e letrës që lëshohej nga priftërinjtë.

FOTO GALERI
6/7
Shkopinjtë e shenjtë të njohur si ‘Shingi’, besohet se sjellin fat të mirë për këdo që arrin të marrë një prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA