“Duhet të hedh poshtë idenë se ne pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, ai tha se perspektiva europiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.
Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor është një proces që zhvillohet hap pas hapi.“Do t’i nisim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin e posaçëm Mirosllav Lajçak dhe mendoj se e kemi vënë në rrugë atë dialog”, u shpreh ai. Por kryediplomati europian përmendi prioritetet e reformave ne Ballkanin Perëndimor, gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe t’i përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtare”, tha ai, ndersa shtoi se mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është dukshëm më e madhe se ajo që merr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia ketu përmendin planin e investimeve te bllokut per rajonin që shkon deri në 9 miliardë euro.
Top Channel