Shtyrje e afatit të kartave të identitetit, ministri Çuçi: Po e shikoj me shumë vëmendje, jam në kontakt me kreun e KQZ

22/02/2021 14:11

Në lidhje me zgjatjen e afatit të mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 prill, ministri Brendshëm Bledi Çuçi tha për mediat se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së.

Çuçi garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Pavarësisht nga gjithë përpjekja dhe puna që ne po bëjmë për të ndërgjegjësuar njerëzit për të aplikuar për rinoviminn e dokumentave të identitetit. Ne e kemi marrë kërkesën nga disa parti politike të cilët kërkojnë shtyrje të afatit të skadencës.

Po e shikoj me shumë vëmendje. Unë jam në kontakt edhe me kryetarin e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, për të parë dhe për të marrë edhe nga ata një opinion lidhur me këtë çështje. Sepse sigurisht do të lidhet me mënyrën sesi do të aplikohet teknologjia në zgjedhjet e radhës.

Kështu që jemi në koordinim të plotë dhe unë mund t’i garantoj shqiptarët që askush nuk do të mbetet pa votuar për shkaqe që nuk varen nga vullneti i tyre’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA