Melisa merr 1 milion klikime në këngën e re, nisin komentet thumbuese: Më ngordhi qeni sa të dëgjoi ty

21/02/2021 12:05

Ish konkurrentja e Për’puthen, Melisa ka vendosur që t’i hyjë muzikës sapo ka lënë programin.

Ajo ka realizuar projektin e parë muzikor. Bëhet fjalë për këngën “U kry”, e cila ka marrë 1 milionë klikime brenda 24 orësh, por nuk kanë munguar komentet thumbuese.

“Hahahahhah më ngordhi qeni, sa t’dëgjoi ty!

Më shumë kanë qenë kurioz të kenë parë çfarë kryevepre ke nxjerrë jo për të pëlqyer ty se për zërin të kënaq krejt. Edhe një mace mjaullin më mirë se ty. Tani kënaqu me lekët e Youtubit”, shkruhej në komente.

Por Melisa nuk ndalet dhe shkruan e lumtur se ka arritur sukses: “1 milion në 24 orë ‘U kry’, Faleminderit për punën e palodhur”.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel