Pushimet e nxehta të Capital T/ Me kë po i shijon këto ditë në ishullin tropikal këngëtari (Fotot)

20/02/2021 13:47

Capital T ka zgjedhur një ishull në Amerikën e Jugut për t’u relaksuar dhe për t’i shpëtuar ditëve të ftohta të dimrit në Shqipëri.

Këngëtari postoi sot në mëngjes një video pranë pishinës teksa shijonte mëngjesin që me humor e quajti “mëngjes Instagrami” meqë jemi mësuar të shohim shpesh postime ti tilla nga pushimet luksoze të VIP-ave.

Postimet kanë qenë të shumta, por te të gjitha shfaqet vetëm. Nuk dihet kë ka zgjedhur të marrë në pushime apo kush qëndron pas aparatit fotografik që ka bërë këto shkrepje të bukura të një prej djemve më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.

Vitin e shkuar, këngëtari lançoi albumin “Skulpturë” dhe këngët e shumta që publikoi në 2020-ën u bënë hite, duke marrë milione shikime në Youtube dhe dëgjime në Spotify.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel