KQZ nisi me testimin e teknologjisë në zgjedhje.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që po e ndjek këtë proces raporton se në prezencën e përfaqësuesve të partive politike, atyre të OSBE dhe përfaqësuesve të ambasadave, KQZ demostroi përdorimin e pajisjeve për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Fillimisht kryhet kolaudimi e më pas vuloset. Janë komisionerët e qendrës së votimit që heqin vulat e mandej nisin përdorimin.

Pas ndezjes së pajisjes vendoset numri qendrës së votimit. Kryetari dhe sekretari verifikojnë numrin e qendrës së votimit dhe atë të votuesve. Më pas merret vendimi për hapjen e qendrës së votimit.

Hapet pajisja dhe printohet proces verbali me numrin e votuesve që në start është zero. Më pas skanohet karta dhe del informacioni votuesit.

Pajisja shfaq foto e votuesit të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit.

Nëse një votues paraqitet për herë të dyte për te votuar momentin kur futet karta e identitetit pajisja lëshon një alarm.

Në rastet kur karta e identitetit është e dëmtuar dhe nuk e lexon pajisja atëherë numri futet manualisht.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA