Një mjet tip Hunday është përfshirë nga flakët pak më parë në Fier pranë stacionit të autobusave për Patos në lagjen “1 Maj”.

Burime nga zjarrfikësit pohuan se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike. Policia ndodhet në vendngjarje.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA