Akses i shpejtë në postimet e Truth Social, mbi 10 firma paguajnë deri në 100 mijë dollarë në muaj tarifë Policia dhe protestuesit spanjollë janë përplasur për të tretën natë rradhazi mes indinjatës që ka shkaktuar arrestimi i një reperi të njohur në vend, i cili në tekstet e këngëve të tij ka fyer monarkinë dhe policinë.
Debati madh që ngjalli në vend ky episod lidhur me lirinë e fjalës, nuk vonoi shumë që të shpërthente edhe në rrugë duke sjellë përleshje të ashpra me policinë në disa qytete të mëdha përfshirë Lleidan, Barcelonën e Valencian.
Me dhjetera persona kanë përfunduar në pranga. Trazirat nisën kur 32-vjeçari Pablo Hasel, i cili ishte fshehur në një universitet të Katanjës për t’i shpëtuar burgut, u arrestua nga policia.
“The Guardian” thotë se kjo ngjarje ka vënë në kurs përplasjeje me koalicionin qeverisës edhe vetë partinë e tij Podemos, e cila e kundërshtoi burgosjen e Hasél dhe ka mbështetur publikisht protestuesit. Në tekstet e veta, Hasel i ishte referuar ish-mbretit të Sapnjës, Juan Carlos si “një tiran i dehur, dhe një “kapo mafia”, lavdëronte ETA-n e grupe të tjera të konsideruara terroriste, i quajti policët “vrasës”, ndersa akuzonte Gardën Civile se po torturon e vret emigrantët.
Top Channel