Kompania Pfizer/BioNtech ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.

Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga ana e vetë kompanisë. “Ende jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Bisedat janë të fshehta dhe nuk kemi ndonjë informacion për të dhënë aktualisht”, ka thënë Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, pati njoftuar në janar se kishte marrë konfirmim e Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Ende sot, ministria e shëndetësisë nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Këtë të fundit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine. COVAX, ka thënë se planifikon të nisë dërgesën e parë në mars. Por, disa dërgesa do të bëhen edhe në fund të shkurtit, tek ato shtete që i kanë plotësuar kriteret. Ndryshe nga Kosova, në disa shtete të rajonit vaksinimi tashmë ka nisur. Shqipëria e filloi imunizimin më 11 janar, Maqedonia e Veriut e nisi këtë të mërkurë ndërsa Serbia, ka vaksinuar tashmë mbi 1 milionë njerëz.

Ajo e nisi vaksinimin në fund të dhjetorit duke përdorur vaksinën e Pfizer dhe Biontek dhe më pas e ka vijuar me vaksinën ruse dhe atë kineze. Të premten madje Serbia tha se ka lidhur një marrëveshje të re me Pfizer, për mbi 2 milionë doza vaksine. Dy ditë më parë ndërkohë edhe në malin e zi mbërriti kontigjenti i parë me vaksina anti covid, dhuratë nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA