Meta i bën thirrje qeverisë: Rishikoni buxhetin e shtetit! Tunelet presin, shëndeti i qytetarëve nuk pret

19/02/2021 11:19

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojë buxhetin e shtetit.

Në fjalën e tij, Meta thekson se shëndeti i qytetarëve nuk pret dhe është tepër e rëndësishme pajisja me mjete respiratore dhe rimbursimi i qytetarëve që mjekohen në banesa pasi kostoja për tu kuruar nga Covid-19 është e madhe.

Ilir Meta: Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe sidomos shërbimet reanimatore pa pajisje dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi kërcënuese. Nuk mund të lihen mijëra mjekë pa mjete mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët me çmimet e larta të trajtimit dhe mijëra të sëmurë në mëshirë të fatit që trajtohen në banesë dhe nuk u rimbursohet asgjë. Padyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe duke investuar në mënyrë konkrete.

Gjithashtu është për të ardhur keq që u bë gati një vit që u injoruan këshillat e presidentit dhe janë injoruar të gjitha propozimet, të gjitha sugjerimet, por çdo gjë është përpjekur për tu politizuar me improvizime. Nuk mund të fajësohet qeveria, por disa standard mund t’i kishim si Kosova.

Nuk kishte asnjë arsye që të dyfishoheshin nga buxheti i shtetit pagesat për koncesione. Tunelet presin, por shëndeti i qytetarëve nuk pret. Një rrugë edhe bëhet prap, një tunel bëhet prap, por një tunel nuk kthehet më. Nuk do kishim pasur nivel vdekshmërie në intubime nëse do të kishim pajisje respiratore.

I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA