Maqedonia e Veriut të premten ka njoftuar për 19 persona të vdekur me sëmundjen COVID-19 si dhe 415 të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjashtë nga viktimat janë nga muaji dhjetor dhe që nuk janë paraqitur që atëherë në raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga viktimat tjera, 11 janë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe nga një viktima në Kumanovë, Prilep, Veles, Kërçovë, Ohër dhe Gjevgjeli.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur edhe për 224 persona të shëruar ndërsa bazohen në testimin e 2,549 mostrave.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 98.584 persona dhe prej tyre 3.037 e kanë humbur jetën, 89.022 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 6.525 persona.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitiv dhe të dyshuar që po trajtohen në pavijonet e Klinikës për Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe në spitalet në spitalet tjera arrin në 636 persona, shifër kjo gati për një mijë persona më pak se në periudhën deri para dy muajve.

Qeveria në mbledhjen e së enjtes ka diskutuar gjendjen me vonesat në furnizimin e vaksinave ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka mohuar informacionet në disa media për presione diplomatike nga partnerët evropian dhe amerikan për mos furnizim me vaksina nga Kina dhe Rusia.

“As NATO, as Uashingtoni e as BE-ja nuk ka rezerva apo paragjykime në pjesën e zgjedhjes së vaksinave se a bëhet fjalë për Pfizer, Astara/Zeneca, Sinofarm nga Kina apo Sputnik nga Rusia. Kemi edhe përgjegjësi konkrete, se meqë kemi hyrë me pranimin e ofertës dhe kemi dhënë nënshkrimin, madje edhe nëse paratë nuk janë paguar, nëse kemi vënë firmë duhet patjetër t’i llogarisim të gjitha sasitë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ka nisur të mërkurën me 4,680 vaksinat e dhuruara nga qeveria e Serbisë. Të parët kanë nisur të vaksinohet punonjësit shëndetësorë ndërsa më pas edhe kategoritë tjera, por pasi të arrijnë 200 mijë vaksinat e blera nga Kina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA