Ahmeti paralajmëron rritje të rasteve me Covid-19, fajëson partitë politike

19/02/2021 21:26

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë rritje të rasteve me Covid-19.

E kjo sipas Ahmetit do të ndodhë edhe për shkak të moskujdesit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me Covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe:, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Kujtjmë se sot janë shënuar 10 viktima dhe 340 raste të reja me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA