Zelande Re, produkte sanitare falas për vajzat e shkollave kundër ‘varfërisë së periodave’ (fotot)

18/02/2021 16:34

Shkollat në Zelandën e Re do të japin produkte sanitare falas për vajzat, në nismën që qeveria quan “lufta kundër varfërisë së peroidave”, ka njoftuar kryeministrja e vendit Jacinda Ardern.

Iniciativa do të nisë në qershor të këtij viti sipas skemës pilot të vitit 2020, që do t’i kushtojë qeverisë 25 milionë dollarë neo-zelandezë (rreth $16 milionë) për tre vitet e ardhshme. Duke folur për programin e saj, Ardern tha se sipas studimeve, një në çdo 12 vajza të reja humbisnin mësimin prej mungesës së aksesit ndaj mjeteve sanitare për peroidat femërore.

Kryeministrja shtoi: ‘”Të rejat nuk duhet të humbason orë të arsimit të tyre për diçka që është pjesë e jetës normale të gjysmës së popullatës. Dhënia e tamponeve falas për vajzat është një nga mënyrat sesi qeveria mund të luftojë varfërinë, të rrisë frekuentimin dhe mirëqenien e fëmijëve”.

Skema pilot ka nisur të zbatohet në 15 shkolla duke shpërndarë produkte sanitare për 3,200 nxënëse vitin e kaluar, teksa Ardern tha se pjesëmarrëset tregonin frekuentim më të lartë si rezultat i saj.

Jan Tinetti, ministre e grave tha se nxënëset përballeshin me një numër problemesh në shkollë gjatë kohës së peroidave të tyre, duke përfshirë stigmatizimin, humbjen e orëve të mësimit, mungesën e njohurive dhe sikletosjen fizike.

Ajo tha: “Nxënëset kanë kërkuar informacion për peroidat, produkte apo elementë të tjerë për menaxhimin e tyre, ose informacion se ku të drejtohen.”

Në nëntor Skocia u bë vendi i parë në botë që ofroi produkte sanitare falas për këdo nxënës apo nxënëse që kishte nevojë, duke u fokusuar në produktet e peroidave femërore në shkollar follore e të mesme, nismë që më pas u përhap në të gjithë Britaninë.

FOTO GALERI
1/3
Shkollat në Zelandën e Re do të japin produkte sanitare falas për vajzat, në kuader te “luftes kundër varfërisë së peroidave”

Top Channel