Rita Ora i është nënshtruar një karantine të detyrueshme 14-ditore pasi shkoi në Australi si pjesë e jurisë në “The Voice”.

Ajo po qëndron në hotelin më të shtrenjtë të Sydneyt me motrën e saj dhe menaxheren e muzikës, Elena Ora, derisa Channel Seven të gjejë strehim për t’i strehuar ato për disa muajt e ardhshëm të qëndrimit të tyre në Australi.

Të hënën, 30-vjeçarja doli nga hoteli me pesë yje “Park Hyatt”, me pamjen mahnitëse të Portit të Sydneyt, shkruan DailyMail.

“Park Hyatt” përmban suita të bollshme, një banjë private, kuzhinë, një palestër, pishinë,  madje edhe një shtëpi për mysafirë.

I gjendur në veriperëndim të Sydenyt në The Rocks, dhomat e hotelit janë me pamje nga “Opera House” e Sydenyt, Ura e Portit dhe atraksionet pranë, duke përfshirë Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Është e paqartë nëse Rita u shpërngul në suitën presidenciale e cila krenohet me 950 metra katrorë dhe kushton 16,000 dollarë për një natë.

Brendësia e hotelit përfshin orendi dhe pajisje të bëra me porosi, karakteristika bashkëkohore të dizajnit, qilima prej pellushi dhe pajisje të fundit.

Mysafirët e hotelit gjithashtu mund të shijojnë vaktet me pesë yje, duke përfshirë viçin Wagyu, barramundi, karkaleca dhe shampanjën e shtrenjtë franceze.

Kjo vjen pasi këngëtarja e hitit “Hot Right Noë” u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike pasi tentoi të organizonte një festë të paligjshme në 30-vjetorin e saj të lindjes, nëntorin e kaluar.

Rita do të jetë në juri në The Voice bashkë me emrat e njohur Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel