Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Një drejtor famëkeq burgu në Rusi është shkarkuar sot pas disa vitesh raportime për tortura masive ndaj të burgosurve dhe sulme të natyrës seksuale.
Kolonel Igor Mokeev, i njohur ndryshe si ‘Hitleri’ apo ‘Mjeshtri’, është shkarkuar pas nisjes së kontrolleve zyrtare mbi raportimet për “veprime ilegale të natyrës seksuale” ndaj të burgosurve dhe keqtrajtime të tjera, në burgun e rajonit të Siberisë, Irkutsk.
Aziyana Oorzhak Ondar, vëllai i të cilës Kezhik Ondar është i burgosur atje, thotë se Kezhik është lënë ‘me paaftësi të përhershme’ ne rectum (fundi i zorrës) që është çarë nga dhunimi me një levë, për çka ai ka pasur nevojë për dy operacione.
Në dëshminë e saj thuhet se Ondar kishte ulëritur, thirrur për ndihmë por asnjë nga adminsitrata e burgut nuk kishte ndaluar torturën dhe përdhunimin.
Më tej një nga zyrtarët që po dëshmonte në aktet e rënda, raportohej se po ngërdheshej ndaj skenave të torturës dhe “me qetësi kishte mbyllur derën”.
Tortura në burgun e Irkutsk, SIZO-1 ishte konfirmuar dhe nga avokati i popullit në Rusi.
Mokeev është shkarkuar nga detyra dhe po hetohet për “diskreditim” të shërbimit të burgjeve, ndërsa një tjetër komandant i lartë i burgut është arrestuar me akuza torture, bashkë me disa vartës të tij.
Një ish-i burgosur atje, i kthyer në aktivist kundër abuzimeve në burgje në Rusi, Vladimir Osechkin, 40 vjeç, tha: “Ne besojmë se ajo që i ndodhi Kezhik Ondar është vuajtur nga qindra të burgosur”.
Osechkin shtoi se Mokeev njihej me nofkat “Mjeshtri” dhe “Hitleri”, dhe se emri i tij kishte terrorizuar prej dhjetë vjetësh të burgosurit.
Top Channel