Bora Zemani tregon se janë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve të emisionit më të ri në Top Channel.
Sipas Borës, ka pasur kandidatë shumë interesant.
“Kemi afruar dhe ditën e fillimit, pasi pothuajse jemi gati”, tregon ajo.
Megjithatë aplikimet do të vazhdojnë. Në linkun që ndodhet në faqen e Instagramit të Për’puthen mund të klikoni dhe të plotësoni formularin.
“Gjithmonë kemi pasur dyshimin a janë gati shqiptarët por nga aplikimet e shumta shohim që qenkan shumë gati”, thotë ajo.
Bora zbulon se kandidatja e pranishme gjatë momentin të intervistës për “Shqipëria live” ka ardhur me dëshirën dhe kërkesën e vajzës. “Një zonjë tjetër tha që djali nuk do të vij, por unë do vij sepse deri tani kam bërë çfarë kanë dashur të tjerët, tani do të vazhdoj jetën si dua unë”.
Prezantuesja e “Për’puthen 40” zbulon se disa prej konkurentëve kanë firmosur kontratën dhe midis tyre është një zonjë 64-vjeçare.
Opinionist do të jetë sërish Arjan Konomi. Studio do të jetë e njëjta, ashtu si autorja Olsa Muhameti dhe prezantuesja Bora Zemani.
Top Channel