Kosova dje festoi 13 vjetorin e shpalljes shtet i pavarur.
17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Për nder të këtij përvjetori në vend janë mbajtur shumë aktivitete. E për të shënuar këtë përvjetor Ujëvara e Niagarës është stolisur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Këtë e kë bërë të ditur, Donat Syla shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Kanada, përmes një postimi në Facebook.
“Ujëvara e Niagarës sonte u stolis me ngjyrat e flamurit të Republikës se Kosovës! Qoftë e përjetshme qenësia e kombit tone, sikurse rrjedha e ujit të kësaj mrekullie natyrore që u zbukurua edhe më shumë në këtë ditë festive për të gjithë ne! Gëzuar!”, ka shkruar Syla.
Top Channel