![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-07T175044.193-800x450.jpg)
Sonte në Open po diskutohet beteja për zgjedhjet e 25 prillit dhe fakti që Rama lufton për të marrë mandatin e tretë.
E ftuar në Open është edhe ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin e cila kundërshtoi fort analistët në studio.
Spiropali: Nuk e kuptoj si flitet në studiot tona pa bilance, shifra dhe analizë logjike. Se kuptoj këtë pasion politik nga analistët, le tua lëmë atyre që janë në terren si Mark Marku.
Gjekmarkaj: Kaq të tmerron Marku?
Spiropali: Po po shumë. Mandati i 3 është përpjekja historike për të zeruar hendekun që gjetëm dhe asaj që duam.kemi rrugë përpara. Këtu u fol me duar në xhepa. Ne konsoliduam ekonominë. Ne lamë borxhet. Në 2019 papunësia ishte 11.3 përqind në 2013 ishte 18.3 përqind. A ka pasur 2020 probleme të rënda për shkak të pandemisë, po patjetër s’më dridhet qerpiku, se u mbyll vendi por u rikuperuan 23 mijë vende nga 33 mijë që u humbën, procesi i rindërtimit nuk është ndalur.
Kemi pasur kohë të vështira po bilanc të padiskutueshëm, sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte në të gjitha fushat. Folëm për rrogat, sot rroga minimale është 300 mijë lekë.
Ne premtojmë që në 4 vitet e ardhshme rroga mesatare do jetë 850 mijë. Sot një mjek paguhet 65 përqind më shumë se në 2013 dhe këto janë shifra jo batuta studiosh.
Top Channel