“Fshi Facebook”/ Fushatë kundër gjigantit të mediave sociale, kryeministri australian: Mendojnë se janë më të mëdhenj se qeveritë,e kanë gabim!

18/02/2021 17:02

Facebook po përballet me thirrjet për bojkot pasi ndërmori hapin e jashtëzakonshëm të ndalimit të përdoruesve në Australi për të hyrë në lajmet në radhë, me kusht pagimin e përmbajtjes.

‘Fshi Facebook’, ‘Bojkoto Zuckerberg’ dhe ‘Facebook Ne Duhet të Flasim’ janë trendet më virale që po përhapen gjerësisht në Twitter .

David Cicilline, një politikan demokrat nga Rhode Island, shkoi aq larg sa të thoshte ‘Facebook nuk është i pajtueshëm me demokracinë’ ndërsa njerëzve gjithashtu po u kërkohet të heqin dorë nga Instagram dhe WhatsApp sepse Facebook i zotëron dhe ato.

Mes njerëzve që kërkojnë bojkotin e Facebook është edhe Stephen Scheeler, një ish drejtues i Facebook në Australi, i cili kritikoi veprimin ‘alarmues’ dhe akuzoi Mark Zuckerberg se ishte i motivuar nga ‘paraja, pushteti dhe jo nga e mira’.

Facebook tha se zgjodhi të bllokonte përmbajtjen e lajmeve sesa të pajtohej me një ligj të ri të vendosur për t’u miratuar në Australi në ditët e ardhshme i cili do ta detyrojë atë të paguajë organizatat e lajmeve për pritjen e lajmeve të tyre.

Ndërkohë kritikët shpërthyen pas vendimit, duke thënë se ai do të çojë në përhapjen e teorive të konspiracionit dhe keqinformimit .

Ndalimi rezultoi i nxituar, pasi rrëzoi faqet e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar që ndajnë emrat me gazetat Australiane, shërbime shëndetësore që ofrojnë informacione mbi Covid, bamirësi, banka ushqimore dhe madje edhe faqen kryesore të Facebook.

Në vend që të shihnin postime nga gjiganti i mediave sociale, përdoruesit që klikonin në faqen e tij në Facebook shihnin një mesazh që thoshte ‘ende nuk ka postime’.

Duke u munduar që ta heqë përgjegjësinë nga vetja, Facebook më pas u përpoq t’ia faturonte gabimet qeverisë Australiane, duke thënë se pasqyron përkufizimin ‘e gjerë dhe të paqartë’ të ‘lajmeve’ në ligjin e tij të ri.

Kryeministri australian Scott Morrison tha se lëvizja provon që kompanitë e mëdha të teknologjisë ‘mendojnë se ato janë më të mëdha se qeveritë dhe se rregullat nuk duhet të zbatohen për to.’

Ai shtoi: ‘Këto veprime vetëm do të konfirmojnë shqetësimet që një numër në rritje i vendeve po shprehin në lidhje me sjelljen e kompanive BigTech
të cilët mendojnë se janë më të mëdha se qeveritë dhe se rregullat nuk duhet të zbatohen për to. Ata mund të ndryshojnë botën, por kjo nuk do të thotë që ata e drejtojnë atë.Ne nuk do të frikësohemi nga BigTech që kërkon të bëjë presion në Parlamentin tonë.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA