Analisti Carlo Bollino tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open se PD dhe LSI po shkojnë të dobëta në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai e konsideron një vendim politik shumë të rëndë djegien e mandateve nga ana e tyre dhe sipas analistit rrezikon prapë të humbasë zgjedhjet
“Për mendimin tim vendimi për të djegur mandatet dhe sot kemi përvjetorin 2 vite më para ka qenë një vendim politik i rëndë, nëse opozita ishte në kuvend PD dhe LSI nuk kishte mundësi për të ndryshuar kushtetuta do të ishte edhe koalicioni dhe opozita ishte gati për të fituar zgjedhjet. Opozita rrezikon prapë të humbasë zgjedhjet dhe nuk është forcë e parë nga pikëpamja politike. Kanë pasur një kosto të jashtëzakonshme, bojkotimi i zgjedhjeve e s’ka prezencë në asnjë institucione. 61 bashki janë fituar kollaj. Opozita po shkon në zgjedhje me një dobësi”, tha Bollino.
Top Channel