Arinjtë ‘kockë e lëkurë’ luten për ushqim në kopshtin zoologjik tailandez të njohur si ‘ferri i kafshëve’ (fotot)

18/02/2021 15:37

Një kopsht zoologjik në Tailandë ka tmerruar vizitorët prej rihapjes së tij, pas periudhës së mbylljes së izolimit të pandemisë Covid-19.

Njerëzit raportonin për arinj kockë e lëkurë që luteshin për ushqim, tigra e dhi ta dobësuara apo krokodilë që notonin në ujëra të pisëta dhe urangutangë që kërkoinn dëshpërimisht ndihmë nga turistët prapa hekurave.

Një veteriner i dërguar nga qeveria tha se kafshët ishin dobësuar pasi mbaheshin në kafazë të mbipopulluar dhe luftonin për copat e ushqimit në kopshtion zoologjik Samut Prakan në Bangkok.

Por vizitorët thonin se kopshti nuk arrinte të ushqente kafshët e tij pasi nuk kishte mbledhur para gjatë izolimit të pandemisë.

Fotografi vendas Umpon Thongmeungluang, tha se ishte i shqetësuar për kushtet e kafshëve pas një vizite në fundjavë.

Umpon tha se u përlot kur pa tigrat e dobësuar në kulm që silleshin deshperimisht rrotull rrethimit të tyre në pellg.

Ai tha: “Kafshët ishin aq të dobësuara sa më vinte keq për to. Tigrat ecnin në formë rrethi dhe vrisja mendjen nëse ishin të uritur apo shpresonin nëse dikush do t’i ushqente”.

Pas publikimit të pamjeve zyrtarë qeveritarë inspektuan kopshtoin zoologjik më 15 shkurt dhe bashkë me gazetarët kontrolluan gjendjen e kafshëve aktuale dhe atyre që kishin ngordhur gjatë izolimit të pandemisë kur impjanti ishte pa të ardhura.

Në lidhje me ankesat ai shtoi: “Tigrat janë të shëndetshëm. Një tigër nuk mund të detyrohet të shëndoshet, e rëndësishme është të mos kenë probleme shjëndetësore”.

Uthen tha se kopshti zoologjik nuk mund të ndryshojë masën e trupit të kafshëve sipas shijeve të turistëve. “Krokodilët janë të dobët sepse janë të plakur”, shtoi ai.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA