Aktorja e famshme amerikane Gwyneth Paltrow botoi një artikull të gjatë në web site-in e saj Goop në lidhje me pasojat që mund të shkaktojë Covid -19 në trupin e njeriut.

Aktorja shkruante se para disa muajsh u infektua me Covid dhe po vuan ende disa pasoja. Gwyneth tha se ndihet e pafuqishme dhe është prekur nga ”Brain fog” apo  “mjegulla e trurit”.

Përpos kësaj, ka pasur dhe probleme të mëdha me kujtesën. Aktorja rrëfeu se i ka bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme që nga muaji janar. “Nga analizat rezultoi se kisha një nivel të lartë infeksioni në trup- ka treguar ylli hollivudian. “Iu drejtova njërit prej eksperteve më të njohur të fushës në lidhje me këtë shqetësim, doktor Ëill Cole, i cili pasi analizoi ekzaminet më shpjegoi se unë isha një nga ato raste që për t’u shëruar duhet një kohë e gjatë, më shumë se normalja.”  Aktorja e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ju përkushtuar gjerave të tjera, si kuzhinës, të gatuarit dhe të ushqyerit tërësisht bio.

Top Channel