Veliaj: “Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK”

17/02/2021 14:36

Shpërbërja e LSI dhe LRI në Laprakë 3 muaj më parë është konsideruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, një proces i pritshëm pas aferave në të cilat është përzierë sa herë kjo forcë politike ka pasur pushtet.

Nga Lapraka, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj njësie, Veliaj tha se ajo që po propozon sot LSI në kryeqytet është që të kthejmë bandën e targave, familjen e inkriminuar, dosja e të cilës sot ndodhet në SPAK.

“Po ju sjellin këtu Rimin me të vëllain dhe thonë t’i kthejmë gjërat siç ishin. Të kthejmë gjithë bandën e targave?! Vandaku i dosjeve në SPAK për Yllin dhe Rimin është më i gjatë se unë në këmbë. Nëse modeli ynë është puna, sakrifica, investimi, pastrimi, urbanizimi dhe modeli yt janë target dhe dosjet në prokurori, atëherë kjo është fyerje. Me të drejtë LSI e Laprakës shpërbëhet dhe kthehet në shtëpinë e vet, se shikon si ti ofendon dhe sjell një familje të kriminalizuar. Njerëzit më të lodhur, më të mbaruar e të kriminalizuar i kanë sjellë si ofertë politike dhe duan të përdorin zgjedhjet si lavatriçe për imazhin e njerëzve të diskretituar,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa, për Partinë Demokratike, Veliaj tha se ka zgjedhur kandidaturën e Albana Vokshit, që mbahet mend vetëm për rekordin e shpifjeve publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA