Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë sot në një takim online të organizuar nga Gjykata e Kasacionit të Italisë, në lidhje me shyrtimin e çështjeve gjyqësore në bazë dokumentacioni.
Qëllimi takimit ishte stimulimi dhe reflektimi mbi rregullat e reja të prezantuara në kuadrin e situatës pandemike dhe efektivitetin e Dhomës së Këshillimit në lidhje me gjykimin administrativ, civil dhe penal në Gjykatat e Larta të të dyja vendeve.
Curzio tha se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje me tradita shumë të mira bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë në përgjithësi e në fushën e së drejtës penale në veçanti. Ndërsa Sadushi theksoi se shkëmbime të tilla eskperiencash në kohërat që po kalojmë, janë vërtet të vlefshme për vendin tonë.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, mori pjesë të mërkurën në një takim online të organizuar nga Gjykata e Kasacionit të Republikës së Italisë, në lidhje me shyrtimin e çështjeve gjyqësore në bazë dokumentacioni, në Dhomë Këshillimi. Ky takim kishte si qëllim të stimulojë një reflektim mbi rregullat e reja të prezantuara në kuadrin e situatës pandemike dhe efektivitetin e Dhomës së Këshillimit në lidhje me gjykimin administrativ, civil dhe penal në Gjykatat e Larta të të dyja vendeve. Temat e përzgjedhura u trajtuan në disa profile mbi pajtueshmërinë e rregullave të reja në procedurat para Gjykatës së Lartë, mbështetur tek parimet kushtetuese, procesin penal dhe garantimin e të drejtave të palëve. Në këtë takim merrnin pjesë Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë Z. Pietro Curzio, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit Z. Giovanni Salvi, si edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, magjistratë, avokatë, lektorë të së drejtës në Itali, etj. Në fjalën e hapjes kryetari Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë Z. Pietro Curzio, vlerësoi pjesëmarrjen e Z. Sadushi në këtë takim, duke u shprehur se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje me tradita shumë të mira bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë në përgjithësi e në fushën e së drejtës penale në veçanti. Ky takim sipas Z. Curzio do të sjellë më afër mendimet dhe përvojën mes dy vendeve, sa i takon shqyrtimit të çështjeve penale, në një kohë kur Shqipëria është duke zbatuar proceset që kanë lidhje me reformën në drejtësi si edhe situatën në të cilën po kalon sot gjithë bota, atë të pandemisë Covid-19. Nga ana e tij, Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, u shpreh i kenaqur për mënyrën e organizmit të një aktiviteti të tillë, i cili ka përballë figurat më të larta të gjyqësorit në të dyja vendet. Ai theksoi se shkëmbime të tilla eskperiencash në kohërat që po kalojmë, janë vërtet të vlefshme, pasi trajtimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndryshimet e mundshme në kodet përkatëse, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut gjatë shqyrtimit të të gjitha natyrave të çështjeve, janë mbi të gjitha çështje kryesore që lidhen direkt më zbatimin e së drejtës dhe ndjeshmërinë që përcjell i gjithë ky proces në publik. Thellimi në këto çështje, i të gjithë aktorëve të gjykimit përbën një moment me rëndësi në mënyrën se si do të veprijmë në të ardhmen për zbatimin e praktikave më të mira që lejojnë përdorimin sa më optimal të burimeve procedurale dhe garancive që sjellin ato në respektim të të drejtave të palëve në proces.
Top Channel