Spital Covid dhe në Shkodër/ Në pavion janë të shtruar vetëm 8 të sëmurë
17/02/2021 15:03
Prej 3 ditësh, sipas udhëzimit të Ministrisë se Shëndetësisë, edhe spitali rajonal i Shkodrës, është pjesërisht ne dispozicion të të infektuarve me COVID.
Kapacitetet janë rreth 90 shtretër, ndërsa situate duket pozitive deri me tani, pasi të shtruar janë vetëm 8 pacientë.
Në varësi të situatës nga COVID në spitalin Rajonal të Shkodrës, janë vene në dispozicion 5 reparte. Njëri prej tyre është ky i neurologjisë, i cili tashmë është i zbrazur në pritje të pacienteve.
Siç do të shihni edhe në kronikën e përgatitur nga gazetari Klodian Zhivani, dhomat janë të pajisura me aparaturat e oksigjenimit.
Top Channel