Nga viti 2014 deri në fund të 2019 rezulton se burgjet lëshuan 12 vlerësime për sjellje të mirë, për të dënuarin Endrit Dokle, që gjyqtarja Enkeleida Hoxha më pas i konsideroi mes të tjerash si nota kaluese për ta nxjerrë nga burgu.
Rezulton konkretisht, sikurse Top Channel ka raportuar edhe më herët, se informacionet lehtësuese të një vargu institucionesh janë veçanërisht maksimale për Doklen nga burgu i Fushë Krujës.
Në këto raporte, burgjet theksojnë se Endrit Dokle nuk është përfshirë gjatë kohës që mbahej në qeli në veprime që bien ndesh me rregulloren e burgut ishte i angazhuar me aktivitete sportive dhe kulturore dhe se ishte bashkëpunues në programet terapeutike individuale dhe mes të dënuarave. Për të dënuarin tjetër, që u aplikua lirimi me kusht, për Genci Tafilin burgjet lëshojnë nëntë raporte pozitive duke nënvizuar “një sjellje shembullore” të të burgosurit dhe duke tërhequr vëmendjen se I burgosuri ishte korrekt, në gjendje emocionale të qëndrueshme.
I burgosuri Genc Tafili mbante qëndrim kritik ndaj krimit që ka kryer dhe shprehet se në asnjë rrethanë nuk do të përfshihej në veprime të gabuara mbyllin vlerësimin para gjykatës. Pak ditë më parë, Top Channel raportoi vënien para përgjegjësisë të ish drejtorit të shërbimit të provës, I cili gjithashtu kishte nënshkruar raporte pozitive për të burgosurit, duke dhënë kontributin e tij në hapjen e derës së qelisë që në fund vulosej nga gjyqtarja.
Top Channel