Bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth në të njëjtën kohë edhe Duka i Edinburgut u shtrua në spital të martën në mbrëmje pasi u ndje keq.

Sipas BBC, Pallati Buckingham thotë se 99-vjeçari, u dërgua në Spitalin King Edward VII në Londër.

Një burim i pallatit i tha se ai udhëtoi me makinë deri në spital, ku u pranua si masë paraprake sipas këshillës së mjekut të tij.

Burimi shtoi se duka është në humor të mirë dhe pritet të qëndrojë në spital për disa ditë. Burimi shtoi se Princi Philip ishte ndjerë keq për disa ditë, por që nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Top Channel