Sipas analistit, Albin Kurti ka përdorur një fjalor të maskuar me nacionalitet për të manipuluar popullin e Kosovës.

I ftuar në “Top Talk”, Zheji thotë se populizmi ka qenë një ndër kuajt e betejës, që e ndihmoi kryetarin e Vetëvendosjes të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit në Kosovë. “Albin Kurti ka kuajt e tij të betejës, me të cilët ka marrë shumë vota. Ka folur për çlirimin nga korrupsioni radikal që Kosova ka lëngatë të vetën. Kosova duke votuar masivisht Albin Kurtin, voton shpresën për t’u liruar nga korrupsioni“.

Pyetjes nëse populizmi është apo jo kurruptiv, analisti i përgjigjet: “Nëse populizmi është një formë e shpërlarjes së trurit, të marrësh pushtetin dhe përmes pushtetit të marrësh para, të shfarosësh popullin tënd, ky është korrupsioni më i madh. Por, Albin Kurti ka qenë i kujdesshëm duke mos vënë theksin te populizmi, nacionalizmi apo patriotizmi, por te antikorrupsioni“.

Sipas Zhejit, kryetari i “Lëvizjes Vetëvendosje” ka përdorur gjuhë nacionaliste të maskuar “me fjalime të tipit zemra jonë pikon gjak për një Kosovë shqiptare, si ka qenë në gjenezë. Politikanët që sot nuk kanë marrë votë i kanë thënë këto gjëra mjeshtërisht“.
Analisti shton se kjo taktikë e Kurtit është një alibi për të zhvatur resurset mjerane të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA