Pipero në Open: Qytetarët hezitojnë të shkojnë në spital pas ndërlikimeve

17/02/2021 21:53

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili fitoi betejën me COVID-19, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se 90% e vendeve në spitalin Invektiv është ezauruar pas shtimit të rasteve të javëve të fundit.

Ai theksoi se ka një hezitim të qytetarëve për të shkuar në spital pas ndërlikimit duke u bërë thirrje që t’i drejtohen mjekëve.

“Infektivi ka numër të shtuar rastesh, nuk është ezauruar plotësisht por 90% po. Kanë filluar të dominojnë rastet e reja. Arsyeja është ekspozimi më i madh i të rinjve për të frekuentuar më shumë lokalet mosmbajtja e maskës aq sa duhet. Përgjigja e tyre është hiperimune, përgjigjen në mënyrë më agresive ndaj virusit. Ka edhe një gjë tjetër dhe ka një lloj hezitimi për të ardhur në spital në kohën e duhur. Një pjesë e madhe duhet të kenë asistencë edhe për oksigjen. Ka raste që është e domosdoshme që të kenë 20-25% oksigjen që në ardhje. U them që të mbajnë kontakt me mjekun e familjes, nëse mjeku i rekomandon spitalin mos të hezitojnë të vijnë në spital. Sa më në kohën e duhur të vijnë aq ,më shpejt përfitojnë  nga mjekimi. Jo të gjitha rastet mund të trajtohen në shtëpi. Nuk kemi kushtet hoteliere që mund të ofrojë spitali privat por asgjë nuk mungon aty”, tha Pipero.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA