Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar vendimin e Gjykatës që la në burg infermierët dhe sanitaret e përfshira në skandalin e “Shefqet Ndroqit”.

Gjykata e Tiranës ka kërkuar që të pyeten drejtuesit e spitalit Covid 2, dhe personeli i infermierëve se përse në këtë spital Covid lejohet futja e ushqimeve nga jashtë në një kohë që ushqimi duhet të sigurohet nga vetë spitali.

“Në kushtet kur nga Prokuroria pretendohet se ka dyshime për veprën penale të shpërdorimit të detyrës është e domosdoshme pyetja e tyre pasi ka të bëjë me detyrën konkretet të infemiereve nën hetim si dhe të sanitareve që do të thotë, cilat kanë qenë në detyrat e tyre sipas protokollit mjekësor në përputhje me detyrën e secilës, si është bërë ndarja e punës për pacientët e shtuar sipas pavionëve përkatës. Një moment tjetër është fakti se përse është lejuar futja e ushqimeve në këtë spital, kur ushqimi është pjesë e pacientëve nga shërbimi shëndetësor falas, aq më shumë kushtet e pandemisë kur mund të jetë edhe burim i infektimit. Nëse është lejuar një gjë e tillë si është monitoruar, cilët kanë qenë personat e ngarkuar që merrenin kontaktet me familjarët e pacientëve të shtuar, pra si merreshin ushqimet dhe nga kush”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndër të tjera, gjyqtarja thotë se duhet pyetur edhe drejtuesi i spitalit “Shefqet Ndroqi” në lidhje me këtë ngjarje.

“Nga ana tjetër shkaku i caktimit të sigurimit arrest me burg me afat është kryerja e eskpertimit teknik të nxjerrje se të dhënave nga komunkimi i personave nën hetim me personin tjetër Tire Alldervishin.

Kryerja e këtyre veprimeve hetimore si asministrimi i aktit të ekspertimit të mësipërm, marrja e deklarimeve të personelit mjekësor, infermieror, si dhe drejtuesit  e Spitalit Shefqet Ndroqi” lidhur me ngjarjen dhe veprimtaritë të cilat do të zbardhin të vërtetën në raport me ngajrjen si dhe veprimet konkrete të personave nën hetim lidhur me veprat penale për të cilat ndryshohen. Dhe fakti nëse ato kanë kryer veprime të cilat lidhen me faktin e mosdhënies së shërbimit në kushtëzim të pagesës apo janë kryer pagesa mbi këto shërbime në kundërshtim me detyrën e tyre si infemierë, ndërsa për personin nën hetim sanitare me veprime që konfigurojnë veprën penale, të mashtrimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA