Këngëtaret Bebe Rexha dhe Enca Haxhia kanë bërë një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Instagram.

Dy këngëtaret e kanë nisur bashkëbisedimet me komplimente ndaj njëra-tjetrës duke folur pjesërisht anglisht e shqip.

Bebe tha se mund të vijë gjatë verës në Shqipëri gjatë bisedës mes tyre, ndërsa kanë lënë të nënkuptojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Derisa Bebe e pyeste Encën për këngën e re që po përgatit, kjo e fundit i ka thënë se do të dëshironte ta kishte atë në këtë këngë apo ndonjë tjetër.

Rexha i kërkoi që të jetë një këngë me ritme shqiptare, derisa Enca i ka kthyer se do të ishte hiti më i madh në vend.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel