Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli në një lidhje live në Open foli për rastet e infektimit fëmijëve.
Ajo tha se gati në 80 përqind kapacitet për hospitalizmin e fëmijëve janë të ezauruar, ndërsa foli dhe për prekjen e foshnjave nga covid dhe sindroma kawasaki.
Gjeorgjina Kuli: Shtimi i rasteve të reja është reflektuar dhe te fëmijët , tani kemi 700 fëmijë të infektuar që nga janari, kemi ritëm të shtuar të hospitalizmit që nga nëntori, sa në janar kemi qenë në kapacitet të plotë dhe kemi përgatitur skenaret sekondare se si do të vazhdojë kjo gjë, pra 75-80 përqind janë të ezaurura shtretërit. Shumica e rasteve kalojnë në kushte familjare megjithëse prindërit insistojnë që të marrin dhe antibiotikë, ndërsa përsa i përket fëmijët në spital, janë në 3 kategori: foshnje 1-2 muajsh madje të sapolindur të infektuar nga nënat, kanë komplikacione.
Deri tani kemi pasur rezultate të mira, kemi 2 fëmijë në terapi intensive, nuk janë të intuibuar. Përsa i përket kategorisë tjetër të fëmijëve është përgjigje inflamatore e ekzagjëruar, që në fillim thuhej që fëmijët janë më pak të prekshëm, në fakt ne kemi goxha fëmijëve me sindromën e kavasakit, kjo te fëmijët shfaqet shumë kohë pas infektimit me covid.
Si ndodh, ka qenë prindërit me covid, fëmija e manifeston pas një muaji, se kemi parë përfshirje të të gjithë organeve nga virusi deri te sistemi nervor. Pavarësisht që ata kanë qenë në terapi intensive e kanë përballuar situatën. Deri tani kemi 2-3 raste të kavasakit.
Ne thjesht duhet të jemi vigjilent që ta kapim që në momentet fillestare, se prindërit gjejnë shpjegime që u ftoh duke luajtur e me radhë. një temperaturë mbi tre ditë duhet konsultuar me mjeku . Kemi vënë re raste të infektimit dhe në shkolla.
Top Channel