Pas Shkodrës paraditen e kësaj të mërkure nisi vaksinimi të moshuarve edhe në Tiranë.
Në shtëpinë e të moshuarve në kryeqytet u vaksinuan 28 persona ndërkohë ka nisur edhe vaksinimi i të gjithë personelit që shërben në këtë shtëpi të moshuarish.
68-vjecari Enis Kaba, ka disa muaj që jeton në këtë shtëpi të moshuarish dhe është njëri prej atyre që mori dozën e parë të vaksinës.
Banorët e kësaj shtëpie të moshuarish e vetmja shtetërore në kryeqytet ndjehen të lehtësuar e falënderues.
Nuk do të kishte kuptim vetëm vaksinimi të moshuarve pa atë të personelit kujdestar. Anila Mirce njëra prej tyre, menjëherë pas marrjes të dozës Fizer, e ndau gëzimin me djalin në emigracion.
Për vijimin e fushatës të vaksinimit kryeministri Rama tha:
“Për rreth 1000 persona, vaksinimi do të përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Këtu janë sot prezentë mjekë, infermierë nga Durrësi, Mati, Bulqiza e ndërkohë nesër, në mos gabohem, ne do të jemi në Vlorë. Presim nga dita në ditë të kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, një orë e më parë”.
Top Channel